Federata e Shëndetësisë: Ka arritur kulmi i pakënaqësisë

Kosova

Federata e Shëndetësisë: Ka arritur kulmi i pakënaqësisë

Më: 5 prill 2019 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Sipas federatës, kur i shtohet kësaj edhe ikja e profesionistëve shëndetësorë për shkaqe të keq menaxhimit, risistemimit sipas kritereve të përshtatshmërisë politike, inateve, smirës dhe plotësimit të tekave të disa menaxherëve të padijshëm dhe të papërgjegjshëm atëherë arrihet kulmi i pakënaqësisë dhe i dezorganizimit të sistemit shëndetësor.

“Ftojmë Ministrin e Shëndetësisë për ndërhyrje urgjentë në këtë rast siç është rasti i dorëheqjes nga puna në sistemin publik shëndetësor të kirurgut të mirënjohur Dr. Besnik Bicaj i cili këtë veprim e ka ndërmarrë si pasojë e presionit menaxherial. FSSHK ka informuar se ky nuk është rast i vetëm edhe ekziston rreziku që kjo të kthehet në dukuri. Pyetja është se kush humb dhe kush fiton në këtë rast”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat