Komuna e Skenderajt mbështet fermerët

Kosova

Komuna e Skenderajt mbështet fermerët

Më: 5 prill 2019 Në ora: 22:19
Fermerëve sot u janë dorëzuar pajisjet përkatëse nga pakoja përfituese

Komuna e Skenderajt, nëpërmjet Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka bërë sot shpërndarjen sistemit të ujitjes pikë-pikë dhe folinë e zezë, për dredhëzën industriale senga-sengana, për 6 fermerë të kësaj komune.

Fermerëve sot u janë dorëzuar pajisjet përkatëse nga pakoja përfituese në kuadër të projektit mes Komunës së Skenderajt dhe USAID-it.

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sokol Sallahu, ka thënë se edhe këtë vit do të vazhdohet fuqishëm mbështetja e fermerëve të komunës sonë, ashtu siç parashihet në planin e punës të kryetarit Bekim Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat