Në orët e hershme të së shtunës në Vitomiricë të Pejës u gjet pa shenja jete 39 vjeçari Artan Curri.
Sipas medias viktima është shkelur nga një veturë. Qytetarë që e kanë parë këtë ngjarje të tmerrshme në orët e hershme të së shtunës dërguan foto.
Me rastin është duke u marrë prokuroria në Pejë, ndërkaq me urdhër të tyre trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.