Komuna e Skënderajt ka ndarë bursa për studentët më të suksesshëm të kësaj komune, këtë e bëri të ditur kryetari Bekim Jashari përmes një postimi në facebook duke shkruar se, nënshkrim më me dëshirë se sot kurrë nuk kam dhënë.
Postimi i plotë:
Nënshkrim më me dëshirë se sot kurrë nuk kam dhënë!
Në ceremoninë zyrtare të organizuar me rastin e ndarjes së bursave, me kënaqësi kam nënshkruar marrëveshjet me studentët e suksesshëm të komunës sonë, të cilët po i ndihmojmë sadopak gjatë studimeve, në mënyrë që ata të ngriten profesionalisht, dhe pasi t’i përfundojnë studimet, t’i shërbejnë vendit.
Ky është projekti më i suksesshëm që kemi realizuar, së bashku me përfaqësues të bizneseve dhe njerëz të vullnetit të mirë, të cilët i falënderoj për mirëkuptim dhe bashkëpunim të shkëlqyer, rezultat i të cilës janë 82 mijë euro bursa për 164 studentë.
Për këtë qëllim, 50 mijë euro i kemi ndarë nga buxheti i Komunës, kurse bizneset kanë ndihmuar me 32 mijë euro.
Urime stutendë!