Muhabet burrash në një odë të Drenicës: Ankohen tek Lladrovci se nuk po i punëson, i thonë se po rren

Kosova

Muhabet burrash në një odë të Drenicës: Ankohen tek Lladrovci se nuk po i punëson, i thonë se po rren

Më: 16 prill 2019 Në ora: 15:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në një fshat të Drenicës, ku pjesëmarrës ka qenë edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ku është kritikuar se nuk i ka mbajtur premtimet për punësime.

Muhabeti në këtë odë ishte mjaftë i rëndë, pasi aty flitej për punësimet e të rinjve të Drenicës, kur kritikohej kryetari Lladrovci se nuk po i mban premtimet e dhëna në fushatën e kaluar zgjedhore.

Sipas burrave në odë, ai kishte premtuar që t’i merrte në punë disa nga të rinjtë e ati fshati, mirëpo kjo nuk ka ndodhur deri tani,

“Shkollën e ka të kryme edhe kurrë nuk është hy në punë, ju nuk na merrni neve, po të juvt”, ka thënë një qytetarë në odë.
Por, Lladrovic ju është përgjigjur se partia nga vjen ai janë më të fundit kur vjen fjala ‘te rrena’, pasi ata mbajnë premtimet e dhëna.

“Për me rrejt na jena të mramt që rrejna”, ka thënë Lladrovci kur është përgjigjur për premtimet në zgjedhje për punësimet e të rinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat