Vdekja e 5 vjeçarit nga Peja në Klinikën Infektive, ky është sqarimi i QKUK-së

Kosova

Vdekja e 5 vjeçarit nga Peja në Klinikën Infektive, ky është sqarimi i QKUK-së

Më: 18 prill 2019 Në ora: 19:33
A.B -6 vjeçar nga Peja

A.B -6 vjeçar nga Peja ka vdekur nga sulmi në tru, përderisa ishte duke u trajtuar në QKUK.

Sipas njoftimit të lëshuar nga familjarët e vogëlushit thuhet se për gjendjen e viktimës mjekët thanë se ka vetëm temperaturë dhe grip pa i bërë ndonjë analizë më të gjerë.

Ndaj këtij rasti ka reaguar Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, duke thënë se fëmija që ka vdekur në infektive ishte në gjendje të rëndë.

Në këtë reagim tregohet po ashtu se përkundër masave reanimatore të ekipit kujdestar nga ekipi i infektives dhe masave të ndërmarra, pas 25 minutave, i njëjti ka ndërruar jetë.

“Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës njofton se fëmija A.B (2013) ka ardhur në gjendje të rëndë kome nga Peja në Klinikën Infketive me diagnizë meningoencephalit purulent (ndezje të trurit) dhe ka qëndruar vetëm 25 minuta në klinikë. Përkundër masave reanimatore të ekipit kujdestar nga ekipi i infektivës dhe masave të ndërmarra, pas 25 minutave, i njëjti ka ndërruar jetë, meqë gjendja ishte shumë e rëndë. Klinika Infektive siguron gjithë qytetarët se ka marrë të gjitha masat që kërkohen në të tilla raste, por përkundër masave reanimatore, ai nuk mbijetoi”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat