QKUK sqaron rastin e vdekjes së gjashtëvjeçarit në Klinikën Infektive

Kosova

QKUK sqaron rastin e vdekjes së gjashtëvjeçarit në Klinikën Infektive

Më: 18 prill 2019 Në ora: 20:31
Foto ilustruese

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës ka reaguar pas vdekjes së një gjashtëvjeçari nga Peja.

Në një komunikatë për media thuhet se A.B. (2013) ka ardhur në gjendje të rëndë kome nga Peja në Klinikën Infektive me diagnozë meningoencephalit purulent (ndezje të trurit) dhe ka qëndruar vetëm 25 minuta në klinikë. 

Përkundër masave reanimatore të ekipit kujdestar nga ekipi i infektivës dhe masave të ndërmarra, pas 25 minutave, i njëjti ka ndërruar jetë, meqë gjendja ishte shumë e rëndë, thuhet në sqarim. 

Klinika Infektive siguron gjithë qytetarët se ka marrë të gjitha masat që kërkohen në të tilla raste, por përkundër masave reanimatore, ai nuk mbijetoi.

Ndryshe, A.B. (6) nga Peja ka vdekur sot nga sulmi në tru, përderisa ishte duke u trajtuar në QKUK. Sipas njoftimit të familjarëve, vdekja e të miturit ka ardhur si shkak i pakujdesisë së mjekëve, të cilët sipas tyre, kanë thënë se A.B. ishte me grip dhe nuk i kanë bërë një analizë më të gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat