Kolona të gjata dhe pritje disa orëshe në Merdare - Bota Sot
Kolona të gjata dhe pritje disa orëshe në Merdare

Kosova

Kolona të gjata dhe pritje disa orëshe në Merdare

Më: 19 prill 2019 Në ora: 13:41
Kolonat

Sikurse çdo vit, sa herë që në shtetet perëndimore ka pushime, mërgimtarët ia mësyjnë vendlindjes.

Ardhja e tyre me vetura, çdo herë shkakton kolona të gjata dhe pritje disaorëshe në pikëkalimet kufitare.

Kështu, sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhimin kufitar, në pikëkalimin kufitar të Merdares në hyrje është krijuar kolonë veturash.

Në matjet e bëra në mesditë rezulton se në hyrje të Merdares qytetarët presin 150 minuta, apo 2 orë e gjysmë, kurse kolona është e gjatë 2500 metra.

Derisa, në dalje pritjet zgjasin 1 orë dhe kolona është 500 metra.

Pritje njëorëshe ka edhe në hyrje të pikëkalimit Dheu i Bardhë dhe kolona është e gjatë 700 metra. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...