Tri komuna mbesin pa ujë, shkak borxhi 20 vjeçar i pjesës veriore - Bota Sot
Tri komuna mbesin pa ujë, shkak borxhi 20 vjeçar i pjesës veriore

Kosova

Tri komuna mbesin pa ujë, shkak borxhi 20 vjeçar i pjesës veriore

Më: 19 prill 2019 Në ora: 15:36
Ilustrim

Borxhi i akumuluar prej 20 vjetësh në pjesën veriore të Kosovës, ka lënë pa ujë tri komuna, atë të Skënderajt, Mitrovicës dhe Mitrovicës Veriore.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”.

Në një njoftim për media thuhet se pamundësia e KRU “Mitrovica”, për të kryer obligimet ndaj KESCO-s lidhet me borxhin e akumuluar të veriut të Mitrovicës i cili arrin mbi 13 milionë euro, transmeton lajmi.net.

“Borxhin tash e njëzet vite nuk po merr përsipër askush për ta paguar, kurse ujësjellësi ende vazhdon ta furnizojë veriun me ujë të pijes pa asnjë kompensim financiar. KRU ‘Mitrovica’ ka informuar të gjitha organet relevante qeveritare në lidhje me këtë problem dhe derisa të gjendet një zgjidhje për këtë problem, qytetarët e Mitrovicës, Skenderajt dhe veriut të Mitrovicës do të mbesin pa ujë të pijes. Mbesim me shpresë se së shpejti të gjendet në zgjidhje për këtë çështje tepër të ndjeshëm si për ne ashtu edhe për konsumatorin tone”, thuhet më tutje në komunikatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...