QKUK do i ndërrojë gjithë aparaturat e vjetra me ato të reja

Kosova

QKUK do i ndërrojë gjithë aparaturat e vjetra me ato të reja

Më: 23 prill 2019 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Basri Sejdiu, tha për Radio Kosovën, se synim i menaxhmentit është modernizimi i pajisjeve për të ofruar shërbime sa më të mira për qytetarët.

Aparatura e vjetruar për diagnostikim në Kliniken e Gastri-interologjisë kanë sjellë telashe të shumta si për pacientët ashtu edhe për stafin mjekësor, tha Zija Gashi, drejtor i kësaj klinike. Sipas tij Klinika e Gastros së fundi është  pajisur me dy aparatura të reja dhe kjo ka bërë që diagnostikimi dhe trajtimi të jetë më i lehtë dhe më i shpejt.

“Tani, mbasi jemi furnizuar me një “shtyllë gastroskop edhe kollonoskop” puna është shumë më mirë. Listat e pritjes fillimisht kanë qenë pak me të gjata, ndërkaq tani ato janë shkurtuar dukshëm.  Dmth tani lista e pritjes shkon deri në 3 muaj eventualisht 4. Ndërsa, për rastet emergjente i realizojmë nga 12 deri në 24 orë”, tha ai.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës Basri Sejdiu, tha për Radio Kosovën, se janë dukë punuar që të ndërrohen pothuajse gjithë aparaturat e vjetra me ato të reja.

“Në fakt  e kemi ble edhe një gastroskop dhe tani i kemi dy. Ndërsa e kemi në plan të blejmë edhe pajisje tjera me qëllim që të ofrojmë shëbime më të mira për  pacientët në QKUK si qendër universitare terciare. Pajisje do të blejmë edhe për klinikat tjera”, tha ai.

‘Nënshkrimi i draftit të fizibilitetit mes institucioneve të vendit dhe  Bashkimin Evropian prej 52 milionë euro kredi, do të mundësojë përmirësim të kushteve të punës në institucionet publike shëndetësore, tha Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat