Ambasadori i Shqipërisë Qemal Minxhozi vizitoi Vushtrrinë - Bota Sot
Ambasadori i Shqipërisë Qemal Minxhozi vizitoi Vushtrrinë

Kosova

Ambasadori i Shqipërisë Qemal Minxhozi vizitoi Vushtrrinë

Më: 23 prill 2019 Në ora: 17:40
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, me të cilin kanë biseduar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të qyteteve të Shqipërisë me Komunën e Vushtrrisë.

Kryetari Tahiri dhe Ambasadori Minxhozi, kanë biseduar po ashtu për mundësinë e bashkëpunimit dhe përkrahjes së projekteve të përbashkëta në mes të vendeve tona, si në fushën e ekonomisë e me theks të veçantë në bujqësi dhe në industrinë e drurit duke krijuar lehtësi për kompanitë nga Vushtrria për qasje më të lehtë në tregun e Republikës së Shqipërisë, njofton kumtesa.

Ndërsa, nga ana e tij, Ambasadori shqiptar, ka vlerësuar shumë gatishmërinë e udhëheqjes komunale për thellimin e bashkëpunimit dhe lehtësimet e nevojshme për bizneset nga Vushtrria ndërsa janë pajtuar që bashkëpunimin e mirë që kanë me Komunën e Vushtrrisë, dhe ka folur për thellimin e këtij bashkëpunimi përmes projekteve tjera.

Po ashtu në këtë takim, kryetari Tahiri bashkë me zëvendësin i tij, Muzaqi, e kanë njoftuar ambasadorin për angazhimet e Komunës së Vushtrrisë në krijimin e kushteve për investitor të jashtëm në Vushtrri, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...