Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka uruar pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë në Kosovë, me shpresën që kjo festë e shenjtë t’i gjejë në gëzim bashkë me të afërmit tuaj.
Limaj ka shkruar në Facebook se lutem që kjo ditë e shënuar për komunitetin ortodoks të sjellë më shumë harmoni dhe begati për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Urimet më të përzemërta edhe për miqtë tanë ndërkombëtarë që e festojnë këtë festë. Për shumë mot Pashkët ortodokse”, ka shkruar ai.