Në kuadër të përkujtimit të 20-vjetortit të rënies së heroit të kombit Ilaz Kodra dhe shumë dëshmorëve dhe martirëve si dhe në kujtim të të zhdukurve, sot kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari ka barë homazhe në Kompleksin Memorial në Marinë, Shtuticë dhe Vërbovc.
Jashari dhe drejtorë e staf të të dy komunave respektive bënë homazhe dhe vendosën buqeta me lule tek varret e të rënëve.