Ndahet buxheti për rrugën me katër korsi nga Rahoveci-Xërxë

Kosova

Ndahet buxheti për rrugën me katër korsi nga Rahoveci-Xërxë

Më: 6 maj 2019 Në ora: 10:02
Pal Lekaj dhe Smajl Latifi

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se Rahoveci nga sot ka të ndarë buxhetin për ndërtimin e rrugës me katër korsi nga Rahoveci deri në Xërxë.

“Për këtë projekt 3.4 milionë euro, nënshkruam memorandum mirëkuptimi me kryetarin e kësaj komune Smajl Latifi. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit zoton mjetet ndërsa komuna është përgjegjëse për procedurat. Presim implementim korrekt të projektit”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat