Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj sinonim të luftës së UÇK-së

Kosova

Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj sinonim të luftës së UÇK-së

Më: 9 maj 2019 Në ora: 15:58
Pamje në 21 vjetorin e rënies së dy dëshmorëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinja tha se Iliri Konushevci ishte ndër luftëtarët e rinj që u radhitë në njësitet e para të atyre që i vendosën themelet e luftës për liri.

Kthimi nga Tirana në Kosovë i trupave të dy heronjve, sipas Haradinajt është një mesazh se atdheun tash do ta mbrojmë nga këtu.

Sipas tij, Konushevci i njohur me nofkën “Mërgimi” ndihmoi që të siguroheshin pushkët për luftëtarët e Kosovës.

Kreu i Qeverisë tha se fal këtyre dy heronjve u zhvillua pranvera më e fuqishme luftarake në Dukagjinë.

Haradinja: Fal Ilir Konushevcit ndodhi pranvera më e fuqishme të luftërave shqiptare

“Fal tij, fal Ilir Konushevcit në atë kohë me pseudonim  “Mërgimi” një vëlla i joni ka ndodhur pranvera më e fuqishme e luftës shqiptare ndonjë herë, ka hyrë mija e mija armë në Kosovë, krejt fal punës së tij, angazhimit të tij,  mundi i tij nuk ka qenë i vetëm ka pasur plotë djem shqiptar tjerë por ka qenë nyje edhe ka qenë garancë që lufta në Dukagjin në pranverë pra të 97’tës mos me u shua, por përkundër është zgjeruar jo vetëm kaq kanë arritur armët e Ilirit në çdo trevë të atdheut tonë edhe në Llap edhe në Gollak edhe në Shalë....Akti tepër madhor i familjes së Hazir Malës që e sollën Hazirin dhe Ilirin që të pushojnë bashkë është një porosi më nuk kemi me bë lufta në atë pjesë, por tash e tutje pra atdheun do ta mbrojmë prej këtu”, tha Haradinaj.

Gjenerali nga Shqipëria, Kudusi Lame tha se rënia e këtyre dy dëshmorëve kërkon që të jemi më vigjilent ndaj kombit shqiptar.

Lame tha se gjaku i heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir  bëri që të jenë dy shtete shqiptare në Ballkan.

Ai pati edhe një porosi për të gjithë politikëbërsitë shqiptarë.

Lame: Politikanët tanë fjalën komb dhe atdhe ta ketë më të shpeshtë në fjalorin e tyre

“Ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte gjaku i dëshmorëve, ishte gjaku i Ilirit dhe Hazirit në Kosovë që bënë të mundur të jemi sot dy shtete shqiptare në Ballkan, edhe pse jemi të pa bashkuar kombtarisht kemi ngjitur shkallën e kohës për të hedhur hapin e radhës drejtë të ardhmes....Nga kjo foltore dhe bashkë me Ilirin dhe Hazirin apej që të gjithë ata politikanë shqiptar të cilët bëjnë politikën e madhe të shikojnë fjalorin e tyre e tu referohen më shpesh fjalëve komb, atdhe, pasi po shihet se në fjalorin e tyre më pak zënë vend këto dy terma madhore”, tha Lame.

Bashkëluftëtari i Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, Lahi Brahimaj tha se Iliri Konushevci u vu në krye të koordinim të zonave operative dhe ishte ndër organizatorët e aksionit të vjeshtës së vitit 1997.

Brahimaj tha se dëshmorët e rënë për liri të Kosovës mund të flen të qetë, pasi që bashkëluftëtarët e tyre do të kujdesen për kufijtë e Kosovës, dhe të mos ketë një republika srpska.

Brahimaj: Bashkëluftëtarit e Ilirit dhe Zahirit nuk do lejojnë republikë srpska

“Sot Iliri flenë i qetë në tokën e Kosovës me gjithë dëshmorët që kanë dhënë jetën për Kosovën. Kosova sot ka ushtrinë e vetë e cila do të kujdeset për kufijtë dhe besoj që nuk ka më nevojë Kosova me dhënë djem  si Iliri dhe Zahiri e luftëtarët tjerë. Mund tu them që të flenë të qetë se në Kosovë bashkëluftëtarët e Zahirit, Ilirit dhe gjithë dëshmorëve do të kujdesen mos me pas një republikë të tipit republika srpska”, u shpreh Brahimaj.  

Profesori dhe Gjeneral Majori, Skender Zhitia teksa lexoi një kumtesë për heronjtë Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj ata i ka konsideruar sinonim i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zhitia iu bërë thirrje të gjithëve që të mbrojnë dhe ruajnë vlerat e shenjta kombëtare në këtë kohë kur po mohohet gjenocidi serb në Kosovë nga pala serbe.

Zhitia: Duhet të angazhohemi të mbrojmë vlerat kombëtare

“Në kohën kur nga qarqet më të ndryshme bëhet përpjekje për kontestimin e pastërtisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kohën kur tentohet të kriminaliziohet lufta çlirimtare, në kohën kur tentohet mohimi i gjenocidit serb në Kosovë le të shërbjen akademitë si kjo mesazh i ngritjes së arsyes dhe ndërgjegjësimit intelektual, shkencëtar e mendimtar institucione shkencore dhe politike që të angazhohen për ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të shenjta kombëtare”, ka theksuar Zhitia.

Në emër të dy familjeve të dëshmorëve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj foli vëllau i Ilirit, Arton Konushevci, i cili tha se si familje janë në pritjes të së vërtetës për vrasjen e vëllait të tij.

Konushevci: Jemi në pritje për atë çka ka ndodhur

“Jemi në pritje të së vërtetës dhe asaj se çfarë ka ndodhur, nder dhe respekt gjithmonë për dëshmorët”, tha Konushevci.

Kujtojmë që Iliri Konushevci dhe Hazir Malaj u vranë në pritë nga një grup personash të armatosur. Vrasja e tyre më 9 maj 1998, në aksin rrugor Qafë Mali-Bajram Curri ka mbetur ende një mister.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat