Hoxhaj ndihmon nga tragjedia dy të lënduar rëndë në bjeshkët e Brezovices

Kosova

Hoxhaj ndihmon nga tragjedia dy të lënduar rëndë në bjeshkët e Brezovices

Më: 12 maj 2019 Në ora: 17:51
Hoxhaj duke transportuar njërin prej tyre të lënduar më rëndë

Zevendëskryeministri Enver Hoxhaj duket se nuk e ka pasur një ditë të zakonshme sot. Atij i është dashur të bëj një punë tjetër, të ndihmoj dy të lënduar rëndë në bjeshkët e Brezovicës.

Media ka siguruar një foto ku shihet Zëvendëskryeministri Hoxhaj duke transportuar njërin prej tyre të lënduar më rëndë. Sic mësohet, të aksidentuarit ishin rrokullisur dhjetëra metra me makinën e tyre xhip dhe pasi krejt ishin lajmëruar nga një shok i tyre, Hoxhaj i cili po ngjitej në bjeshkë me miqtë e tij, ishte nisur për tu dal në ndihmë.

Pasi u është ofruar ndihma e parë, ata janë transportuar për 40 minuta ku po priste makina e ndihmës së shpejt dhe policia e Kosovës.

Hoxhaj nuk është përgjigjur në thirrjet e telefonit ndërsa policia e ka konfirmuar rastin e aksidentit. Të dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat