Zëvendëspresidenti i PE-së shtron darkë për kryetarin Ramiz Lladrovci

Kosova

Zëvendëspresidenti i PE-së shtron darkë për kryetarin Ramiz Lladrovci

Më: 12 maj 2019 Në ora: 22:59
Foto nga takimi

Në kuadër të vizitës zyrtare në Baden Würtemberg, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, u prit në darkë nga zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, ku ishin të pranishëm edhe subjektet e ndryshme politike të kësaj njësie federale të Gjermanisë.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci ka falënderuar Wieland për pritjen miqësore dhe më pas e ka njoftuar atë dhe asamblistët e subjekteve politike të Shtutgartit, se Komuna e Drenasit udhëhiqet me mbi 60 për qind të grave.

Lladrovci këshilltareve komunale u ka dhuruar nga një varëse të punuara nga Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave.

Ndryshe, sot gjatë ditës është hapur ekspozita e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Shtutgart, me fotot nga vizita e Wieland në Kosovë, ku ishin të pranishëm trupi diplomatik i akredituar në Shtutgart dhe mysafirë të tjerë, politikanë, deputetë gjermanë dhe personalitete të shquara gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat