Shenjëzohen rrugët në Berishë dhe Malishevë - Bota Sot
Shenjëzohen rrugët në Berishë dhe Malishevë

Kosova

Shenjëzohen rrugët në Berishë dhe Malishevë

Më: 13 maj 2019 Në ora: 11:46
Foto

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në komunën e Malishevës, Milazim Morina, ka bërë të ditur se është duke vazhduar realizimi i projektit për shenjëzimin e rrugëve dhe parkingjeve.

Këto ditë ka përfunduar edhe vendosja e vijave në të bardha në fshatin Berishë, pasi ka qenë e domosdoshme për shkak të mjegullave të dendura në këtë pjesë.

“Kemi shenjëzuar edhe parkingjet në qytet dhe në oborret e institucioneve në qytetin e Malishevës, ku janë vendosur shenjat e parkimit të veturave për personat me aftësi të veçanta, me qëllim që të ju lehtësohet parkimi i veturave apo që i bartin personat me nevoja të veçanta”, ka thënë drejtori Morina.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se edhe në fshatin Berishë, është bërë shenjëzimi i  rrugës, pasi në këtë zonë ka mjegulla të dendura dhe qarkimi i veturave është i vështirësuar, dhe për këtë qëllim është vendosur edhe vija e bardhë, e cila reflekton edhe në mjegull. Kjo ka qenë edhe kërkesë e kahershme e banorëve, të cilët kanë problem në qarkullim kur ka mjegull.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...