Yagcilar: Janë përmbushur tetë indikatorë të BE-së

Kosova

Yagcilar: Janë përmbushur tetë indikatorë të BE-së

Më: 13 maj 2019 Në ora: 15:02
Takimi i radhës i Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike

Sot është mbajtur takimi i radhës i Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike, ku është shpalosur një gamë të gjerë të punëve dhe të aktiviteteve të kryera në fushën e reformave shtetërore.

Ministri Yagcilar, në cilësinë e kryesuesit të Këshillit të Ministrave për RAP-in, pasi u shpreh mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme nga Komisioni Evropian dhe SIGMA, theksoi se viti 2018, shënoi një transformim të rëndësishëm në kontekstin e Reformave në Administratën Publike.

Me këtë rast, palët raportuan për progresin e arritur në zbatimin e Kornizës Strategjike për RAP, për zbatimin e legjislacionit të ri për RAP, po ashtu u raportua për zbatimin e Planit të Veprimit për Racionalizmin e Agjencive për mbështetjen buxhetore për zbatimin e Reformës së Administratës Publike, dhe për progresin për zbatimin e konkluzioneve të Grupit të Veçantë për RAP-in.

Në mesin e zhvillimeve të rëndësishme në procesin e reformave në Administratën Publike, ministri Yagcilar përmendi miratimin e Pakos Ligjore për Administratë Publike përmes së cilës, do të bëhet një transformim i procesit të rekrutimit të nëpunësve civilë, krijimi i një kornize të qëndrueshme për Pagat në Sektorin Publik dhe vendosja e një sistemi më llogaridhënës, më transparent dhe më efikas.

Ministri Yagcilar, pohoi gjithashtu se, me përkrahjen e ekspertëve të angazhuar nga Komisioni Evropian ka filluar edhe hartimi i legjislacionit sekondar.

Gjatë zbatimit të Kontratës për Reformën Sektoriale për RAP-in është bërë një proces i rëndësishëm. Nga 12 indikatorët dhe nën indikatorët për vitin 2018, janë plotësuar 8 prej tyre.

Ministri Yagcilar, raportoi edhe për zbatimin e konkluzioneve të takimit të fundit të Grupit të Veçantë për RAP-in, të datës 26 prill, 2018, që ndërlidhën me procesin e reformës në administratë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat