Komuna paralajmëron qytetarët e saj: Mobilizohuni, do të ketë reshje të shiut për 72 orë

Kosova

Komuna paralajmëron qytetarët e saj: Mobilizohuni, do të ketë reshje të shiut për 72 orë

Më: 13 maj 2019 Në ora: 17:09

Sipas paralajmërimeve që ka bërë Sektori i Hidrologjisë i Institutit Hidrometeorologjik, nga nesër ( e martë) do të ndodhin vërshime në Kosovë për shkak të të reshurave të mëdha që do përfshijnë vendin në ditët në vijim.

Parashikohet që reshjet të jenë të pandërprera për 72 orë me një sasi prej >30 – 50 mm, dhe me probalitet të lartë të reshjeve ekstreme, përmbytjeve dhe rrëshqitje të dheut në zonat e ndjeshme.Zonat më të goditura do të jenë pjesa perëndimore dhe jugore e vendit.

Komuna e Suharekës, këtë shqetësim e ka ngritur sot në takimin e rregullt të Këshillit të Drejtorëve dhe nga Drejtoria e Shërbimeve Pulike dhe Emergjensë është bërë e ditur se ekipet e shpëtimit dhe të emergjencës, janë mobilizuar dhe do të jenë aktive gjatë gjithë kohës si dhe do të jenë në shërbim të atyre që kanë nevojë.

Kërkohet nga qytetarët që të marrin masat më herët dhe të jenë të gatshëm për çfardo përballje me vërshimet e mundshme.

Kujtojmë që Komuna e Suharekës edhe vitin e kaluar ishte përballur me vërshime ku dëmet ishin jashtëzakonisht të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat