Komuna e Skenderajt nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me MMPH

Kosova

Komuna e Skenderajt nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me MMPH

Nga: Z.B Më: 15 maj 2019 Në ora: 17:15
Foto nga takimi

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit, për financim të realizimit të 7 projekteve kapitale për komunën tonë, që janë vazhdimësi e projekteve të vitit 2018 dhe projekte të reja, përcjell “Bota sot”.

Jashari përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, “Më saktësisht projektet kanë të bëjnë me vazhdimin e punëve në rregullimin e shtratit të Lumit “Klina”, deri në Klinë, për të vazhduar në faza të mëvonshme deri në Kuqicë; si dhe projekte të rregullimit dhe mirëmbajtjes së lumenjve tjerë”.

Postimi i plotë:

Me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit, për financim të realizimit të 7 projekteve kapitale për komunën tonë, që janë vazhdimësi e projekteve të vitit 2018 dhe projekte të reja.

Më saktësisht projektet kanë të bëjnë me vazhdimin e punëve në rregullimin e shtratit të Lumit “Klina”, deri në Klinë, për të vazhduar në faza të mëvonshme deri në Kuqicë; si dhe projekte të rregullimit dhe mirëmbajtjes së lumenjve tjerë.

Do të intervenohet edhe në sistemin e ujërave të zeza, me rregullimin e kanalizimeve nëpër bashkësi lokale, për të vazhduar gjatë këtij viti me punë edhe në fusha të tjera, që pa asnjë dyshim do të ndikojnë në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë.

Faleminderit, ministër Matoshi, për bashkëpunim të sinqertë, dhe për trajtim dinjiotoz që i bëhet Skenderajt!

Me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor na presin në të ardhmen edhe projekte të tjera, në interes të qytetarëve.
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat