Agjencia e Metrologjisë e Kosovës sot me një program të veçantë shënon Ditën Botërore të Metrologjisë.
Në aktivitetin që do të zhvillohet prej orës 10:00 në Hotel “Emerald” do të flasë edhe drejtori i përgjithshëm i AMK-së, Ferki Fejza dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.
Po ashtu, sot do të diskutohet mbi të arriturat e Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës, ndërsa më pas do të ketë edhe diskutime.