Lladrovci i gëzohet zgjedhjes së Sejdi Hoxhës në krye të PDK’së në Drenas

Kosova

Lladrovci i gëzohet zgjedhjes së Sejdi Hoxhës në krye të PDK’së në Drenas

Më: 18 maj 2019 Në ora: 21:42
Lladrovci dhe Hoxha

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci  ka mirëpritur zgjedhjen e Sejdi Hoxhës për kryetar të PDK’së në këtë komunë.

Ai thotë se Dekada e Re vetëm sa do të fuqizohet me Hoxhën në krye të degës në Drenas.

Hoxha ka marrë 130 vota, Naim Bazaj 76, ndërsa Kushtrim Prenku ka marrë vetëm 40 vota.

Ja reagimi i Lladrovcit:

Pas një procesi zgjedhor, demokratik, në përputhje të plotë me rregulloret e Komisionit Qendror për Zgjedhje të Brendshme, me shumicë votash, delegatët e Degës së PDK-së, në Kuvendin e sotëm zgjedhor, zgjodhi Sejdi Hoxhën për kryetar.

Përgëzoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Grupin Strategjik si dhe Komisionin për Organizimin e Zgjedhjeve Lokale, për përkushtimin dhe angazhimin gjatë tërë procesit zgjedhor.

Në veçanti përgëzoj të gjithë delegatët, të cilët në mënyrën më demokratike, përzgjodhën njërin nga tre kandidatët, që e vlerësuan me votën e tyre, sipas vullnetit të vet të lirë.

Përgëzoj të gjithë anëtarësinë dhe simpatizantët e PDK-së në Degën e Drenasit, të cilët tërë procesin zgjedhor, nga seksioni, nëndega dhe sot, në Kuvendin e Degës, e përcollën me dinjitet, korrektësi dhe garë fer, procedurat dhe udhëzimet e përpikta për këtë proces.

Dekada e Re, në Drenas do të fuqizohet, jo vetëm me Kryetarin e ri, Z. Sejdi Hoxha, por edhe me Kuvendin e ri të Degës dhe delegatët për Konventën Qendrore të PDK-së, duke e rikonfirmuar se Drenasi, ishte, është dhe mbetet bastion i PDK-së, ashtu siç dje, ishte bastion i UÇK-së!

Kryetarit të ri, Sejdi Hoxhës dhe Kryesisë së re, i ofroj përkrahje dhe bashkëpunim të plotë, në të gjitha nivelet, duke u zotuar se së bashku, Dekada e Re dhe vizioni i liderit tonë, Kadri Veseli, është rruga jonë e vetme për komunën dhe qytetarët tanë, në shërbim të mirëqenies së çdo qytetari pa dallim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat