Madhështore: Në Skenderaj gjendet kuleta plotë para, i kthehet pronarit, ja kush është personi human - Bota Sot
Madhështore: Në Skenderaj gjendet kuleta plotë para, i kthehet pronarit, ja kush është personi human

Kosova

Madhështore: Në Skenderaj gjendet kuleta plotë para, i kthehet pronarit, ja kush është personi human

Nga: N.Sh Më: 22 maj 2019 Në ora: 22:25
Ilustrim

Një shembull i mirë është regjistruar në qytetin e Skenderaj.

Gazeta “Bota sot”, mëson se udhëheqësi i Shërbimeve Publike të Komunës së Skenderajt, Naim Geci, së bashku me praktikantin Valdet Hoxha, gjatë inspektimit të rrugëve dhe gropave, në rrugë “Ali Gashi” hasën në një kulet, të cilën arritën të gjejnë pronarin e saj.

Pasi kuptuan se kuleta ishte pronë e një personi nga fshati Tushilë, kuletën së bashku me dokumente dhe të holla e dërguan në punëtorinë e pronarit.

Ajo ju dorëzua vëllait të tij, në prani të një punëtori tjetër.

“Ju jemi mirënjohës që kemi ende njerëz të mirë si ju”, është shprehur vëllai i pronarit të kuletës.

Rastet e tilla janë të rralla, mirëpo për fat të mirë, kur gjërat e humbura gjenden nga personat e tillë, që e kanë shpirtin human, normal që ato kthehen tek pronari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...