Kryeministri Haradinaj ka vizituar kompaninë “Frutex“ në Suharekë

Kosova

Kryeministri Haradinaj ka vizituar kompaninë “Frutex“ në Suharekë

Nga: A.SH Më: 25 maj 2019 Në ora: 15:33
Foto

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka pare nga afër ka intensifikimin e veprimtarisë prodhuese në kompaninë “Frutex“ në Suharekë. Kompani kjo e cila i ka 160 të punësuar dhe është një ndër tatimpaguesit më të mëdhenj në vend, përcjell "Bota sot".

Ai përmes Facebook ka shkruar se, partneriteti i Qeverisë së Kosovës me komunitetin e biznesit ka rezultuar të jetë i suksesshëm dhe ka hapur një mundësi të shkëlqyer për krijimin e vendeve të reja të punës.

Postimi i plotë:

Këtë fundjavë pashë nga afër intensifikimin e veprimtarisë prodhuese në kompaninë “Frutex“ në Suharekë, e cila i ka 160 të punësuar dhe është një ndër tatimpaguesit më të mëdhenj në vend. Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me pronarin e kësaj ndërmarrjeje të suksesshme, Shaqir Palushin, për parametrat e rritjes së prodhimit dhe u njoftova për mundësitë e zgjerimit të kësaj kompanie, që tashmë eksporton në më shumë se 20 vende të botës. Inkurajues fakti se partneriteti i Qeverisë së Kosovës me komunitetin e biznesit ka rezultuar të jetë i suksesshëm dhe ka hapur një mundësi të shkëlqyer për krijimin e vendeve të reja të punës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat