Komuna e Malishevës dhe Avokati i Popullit vlerësojnë bashkëpunimin e mirë në mes të dy institucioneve

Kosova

Komuna e Malishevës dhe Avokati i Popullit vlerësojnë bashkëpunimin e mirë në mes të dy institucioneve

Më: 28 maj 2019 Në ora: 15:42
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe zyrtarja për barazi gjinore, Vera Bytyçi, kanë pritur sot në një takim pune zëvendës Avokaten e Popullit, Naile Alajn, me të cilën kanë biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm në mes të dy institucioneve dhe u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë edhe në të ardhmen.

Zëvendës Avokatja e Popullit, Naile Alaj, e ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me Komunën e Malishevës dhe e ka falënderuar komunën për këtë bashkëpunim, dhe gatishmërinë e saj të bashkëpunoj për të gjitha çështjet që lidhen me punën e institucionit të Avokatit të Popullit.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka shprehur gatishmërinë e komunës për bashkëpunim dhe ka thënë se “jemi të gatshëm që për të gjitha çështjet që adresohen, të përgjigjemi me përgjegjësinë më të lartë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat