Rexhep Hoti uron fëmijët për festën e tyre

Kosova

Rexhep Hoti uron fëmijët për festën e tyre

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 16:42
Rexhep Hoti

Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 qershorin, e ka uruar edhe Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti.

Me një letër drejtuar mediave, ai mes tjerash uroi që ata të rriten me dashuri familjare, për vendin dhe me etje të vazhdueshme për dituri

“Të dashur fëmijë,

1 qershori shënohet zyrtarisht si ditë e juaja. Në të vërtetë çdo ditë është e juaja dhe posaçërisht e juaja! Rrituni me dashuri familjare, me dashuri për vendin, me etje të vazhdueshme për dituri. Ju i jepni kuptim njerëzimit qoftë si qëllim, qoftë si besim apo e ardhme. Kjo ditë zyrtare duhet të shërbejë ekskluzivisht për reflektim të brezit që është përgjegjës për ju.

Ndoshta kështu do të mund të prezantohej më lehtë një formulim politik për “Ditën e Fëmijëve”. Ju i jepni kuptim kohës dhe hapësirës për njerëzit e rritur në radhë të parë. Në emër të 1 qershorit, urime 365 ditët e vitit.

Ndryshe nga vitet tjera, këtë vit me Programin Nacional për Rininë, fëmijëve u kemi mundësuar që përmes garës në fusha të ndryshme të shprehin aftësitë e tyre. Viteve në vijim ky program do të pasurohet edhe më shumë dhe qershorët e ardhshëm do të kenë më shumë hare e gëzime”, është urimi i Hotit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat