Provimi i maturës, sot shorti për caktimin e datave sipas regjioneve

Kosova

Provimi i maturës, sot shorti për caktimin e datave sipas regjioneve

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 07:16
Ilustrim

Sot prej orës 09:00 në ambientet e Ministrisë së Arsimit, bëhet tërheqja publike e shortit për renditjen e mbajtjes së provimit të maturës shtetërore nëpër regjione.

Edhe këtë vit provimi i maturës do të jetë i ndarë në dy pjesë.

Maturantët do t’i nënshtrohen pjesës së parë të provimit të maturës nga data 12 deri më 15 qershor, ndërsa pjesa e dytë e provimit do të mbahet nga data 19 deri më 22 qershor.

Provimi i maturës shtetërore do të mbahet në katër lëndë, tri lëndë obligative dhe një lëndë me zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat