Bashkëfshatarët nderojnë dëshmorin Ibrahim Krasniqi

Kosova

Bashkëfshatarët nderojnë dëshmorin Ibrahim Krasniqi

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 17:10
Turneu "Ibrahim Krasniqi"

Bashkëfshatarët nderojnë dëshmorin Ibrahim Krasniqi

Ibrahim Krasniqi është dëshmori që u vra nga forcat serbe në vetin 1982 në burgun e Pozharecit.

Dhe për nder të dëshmorit Ibrahim Krasniqi në vendin e lindjes së tij, pra në  fashitin Smallush të Lipjanit është duku u mbajtur turniri në futboll të vogël.

Në hapjen e turnirit ishte i pranishëm edhe kryetari i kësaj komuna Imri Ahmeti, i cili vlerësoj lartë veprën e dëshmorit Ibrahim Krasniqi, si dhe nderimi që po bëhet nga bashkëfshatarët e tij.

Në këtë turnir po marrin pjesë mbi 90 ekipe, dhe dy ekipet e para që do të shpallen fitues do të shpërblehen.

Shpërblimi për vendin e parë do të fitojë një mijë euro, vendi i dytë  do të fitojë 200 euro, ndërsa për ekipet do të shpërndahen edhe kupa , si  dhe medalje.

Synimi i këshillit organizativë është që ky turne të bëhet tradicional pasi që është viti i dytë që po mbahet .

Mundësimin e këtij turniri e bënë të mundur  diaspora, si dhe bizneset lokale të këtij fshati.

Ndryshe, hedhja e shortit u mbajt në pishinën Freskia në Smallush, kurse finalja e turneut do të mbahet me 16 qershor në orën 21:00, ku me këtë rast bizneseve lokale do të ndahen mirënjohje për kontributin financiar.  

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat