Rezonanca Magnetike në QKUK pajiset me spirale për qafë, bark dhe krah

Kosova

Rezonanca Magnetike në QKUK pajiset me spirale për qafë, bark dhe krah

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Rezonancës magnetike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i janë ndërruar spiralet për të parën herë, ndonëse kishte nevojë qëmoti.

Spiralet janë pjesë përbërëse e rezonancës magnetike, krijojnë dhe pranojnë sinjale, të cilat transformohen në imazhe.

Nga buxheti i saj, në përputhje me kërkesën e Klinikës së Radiologjisë, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka ndarë mjete për blerje të tri spiraleve me kualitet të lartë për qafë, bark dhe krah.

QKUK nuk ka ofruar më herët shërbime të rezonancës magnetike për kraharorin, të cilin do ta ofrojë brenda pak ditësh.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK kanë ndarë një buxhet të konsiderueshëm rreth investime kapitale këtë vit për Klinikën e Radiologjisë, gjersa rezonanca e dytë magnetike, bashkë me Tomografinë e Kompjuterizuar (CT) 16 shtresore, të blera së fundmi, do të instalohen shumë shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat