Vazhdohet bashkëpunimi edhe për tri vitet e ardhëshme në mes të Komunës së Vitisë dhe Organizata IKC -ë - Bota Sot
Vazhdohet bashkëpunimi edhe për tri vitet e ardhëshme në mes të Komunës së Vitisë dhe Organizata IKC -ë

Kosova

Vazhdohet bashkëpunimi edhe për tri vitet e ardhëshme në mes të Komunës së Vitisë dhe Organizata IKC -ë

Nga: Aziz Zuka Më: 11 qershor 2019 Në ora: 16:20
Momente nga nenshkrimi I marrveshjës në Viti

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Ekrem Bajrami, Drejtor Ekzekutiv nga Organizata IKC kanë nënshkruar sot një marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit në mes tyre edhe për tri vite të ardhshme në fushën e bujqësisë. Me këtë marrëveshje pritet të vazhdohet mbështetja në fushën e bujqësisë.

Zv. Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu , ka falënderuar përfaqësuesit e IKC-së për bashkëpunimin e deritanishëm me Institucionet komunale dhe mbështetjen e vazhdueshme në realizmin e shumë projekteve në këtë komunë por edhe për gatishmërinë që të vazhdohet bashkëpunimi i mirë edhe për tri vitet e ardhshëm.

Marrëveshja e nënshkruar sot mes këtyre dy institucioneve, parasheh mbajtjen e trajnimeve të ndryshme në fushën e bujqësisë, organizimin e panairit bujqësor, përgatitjen dhe implementimin e standardeve të cilësisë GAP dhe HACCP, me që rast edhe do të certifikohen fermerët për këto standard të prodhimit. Gjithashtu, në kuadër të kësaj marrëveshje , parashihet përkrahja e fermerëve që merren me kultivimin e patateve në Debellde, ku do të organizohet Dita e patates në këtë fshat, sikur edhe Dita e shalqirit në Skifteraj. Arton Elezi. U.D. i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i cili ishte i pranishëm në këtë takim ku edhe u bë nënshkrimi i marrëveshjes në fjalë ndër tjerash potencoi se Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria të cilën ai e udhëheq do të bashkëpunoj ngushtë në implementimi e kësaj marrëveshje që sipas tij është në interes të zhvillimit të bujqësisë në këtë komunë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...