Komuna e Skenderajt paguan 6 edukatore serbe - Bota Sot
Komuna e Skenderajt paguan 6 edukatore serbe

Kosova

Komuna e Skenderajt paguan 6 edukatore serbe

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 08:48
Komuna e Skenderajt

Komuna e Mitrovicës nuk paguan nga buxheti i Arsimit të Komunës asnjë mësimdhënës e asnjë edukator serbe, pasi në komunën jugore nuk ka asnjë shkollë në të cilën mësojnë nxënësit serbë e as ndonjë institucion parashkollor.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Mitrovicës së Jugut, Iset Beka, i tha medias se në rajonin e komunës jugore nuk ka institucione arsimore serbe dhe për këtë arsye në listat e pagave të punëtorëve të arsimit nuk ka mësimdhënës dhe edukatorë serbë.

“Jo, jo nuk kemi asnjë mësimdhënës serb që paguhet nga buxheti i Komunës Veriore, sepse nuk ka as shkolla dhe institucione parashkollore serbe. Të gjitha janë në pjesën veriore”, tha ai.

Ndërkaq drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Vushtrrisë, Afrim Namani, bëri të ditur se drejtorët e tri shkollave fillore serbe, në Gojbulë, Gracë dhe Prelluzhë kanë shkuar te ai dhe kanë kërkuar që mësimdhënësit të përfshihen në listat e pagave nga buxheti i Arsimit të Komunës.

“Kanë ardhur ata drejtorët me kontratat që i kanë nënshkruar me institucionet e arsimit të Serbisë, diku në Zveçan dhe kanë kërkuar të hyjnë në listat e pagave. Unë nuk i kam pranuar, sepse nuk e di me kë i kanë bërë kontratat. E kemi lënë një takim me ta edhe një herë për t’u sqaruar. Sigurisht se ata paguhen nga buxheti i Serbisë dhe tani dëshirojnë të marrin paga edhe nga buxheti i Kosovës”, ka thënë Namani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...