Kaq derivate shpenzon në vit një veturë zyrtare në Kosovë

Kosova

Kaq derivate shpenzon në vit një veturë zyrtare në Kosovë

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 16:46
ilustrim

Gjysmë milioni euro derivate të naftës ka shpenzuar vitin e kaluar vetëm 1/3 e ministrive të Qeverisë së Kosovës.

Sipas dokumenteve të siguruara nga mediat vendore del se një veturë ka shpenzuar mesatarisht 2200 euro derivate të naftës.

Nga Ministria e Bujqësisë kanë thënë për gazetën “Zëri” se gjithsej në dispozicion kanë 59 vetura zyrtare, disa prej të cilave janë të marra me qira.

“Ministria e Bujqësisë, e Pylltarisë dhe e Zhvillimit Rural bashkë me Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë i kanë në dispozicion gjithsej 59 vetura dhe gjashtë prej tyre janë të marra me qira. Ndërkaq shpenzimet e karburanteve për vitin 2018 për MBPZHR-në dhe AZHB-në kanë qenë 130 mijë e 970 euro”, kanë thënë ata.

Ndërsa nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë thënë se kanë në dispozicion 68 vetura. “Aktualisht MPB-ja ka 68 vetura në dispozicion, ndërsa në vitin 2018 janë shpenzuar gjithsej 86.937 litra karburante për vetura”, ka bërë të ditur zyra për komunikim publik e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat