Fshati i rrethuar nga serbët nuk e përjetoi gëzimin e 20 vjetorit të çlirimit - Bota Sot
Fshati i rrethuar nga serbët nuk e përjetoi gëzimin e 20 vjetorit të çlirimit

Kosova

Fshati i rrethuar nga serbët nuk e përjetoi gëzimin e 20 vjetorit të çlirimit

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 22:44
Çabër

Festimin e 20 vjetorit të çlirimit, banorët e fshatit Çabër në veri të Kosovës e kanë parë vetëm përmes televizionit.

Të gjendur mes fshatrave serbe, e të harruar nga shteti, banorët e Çabrës së Zubin Potokut nuk panë arsye të festojnë. Ndonëse nuk festuan, ata emocionalisht e përjetuan gëzimin e 20 viteve nga çlirimi.

E para dy muajve në këtë fshat të banuar tërësisht me shqiptarë pati edhe incidente.

Aty kontrabandistët u përleshën me Policinë e Kosovës, ndërkaq që këtyre të fundit u dolën në ndihmë edhe banorët e fshatit.

Fshati shqiptar i veriut gjatë luftës Kosovës i dha edhe dëshmorë të cilët luftuan deri në vdekje për çlirimin e vendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...