“Termokos”, ndan mbi 65 mijë euro për sigurimin shëndetësor të punëtorëve

Kosova

“Termokos”, ndan mbi 65 mijë euro për sigurimin shëndetësor të punëtorëve

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 23:25
ilustrim

Ngrohtorja e Qytetit “Termokos” Sh.A, ditë më parë ka hapur tenderin e radhës për këtë vit.

Kësaj radhe kjo ndërmarrje ka në plan të sigurojë shërbimet e sigurimit shëndëtësor për stafin e saj.

Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues “Shërbimet e Sigurimit Shëndetësor për Stafin e NP “Termokos” Sh.a,  është hapur për 12 muaj.

Vlera e parashikuar e kontratës është hiç më pak se 65.800,00 euro.  Ndërkohë që brenda njoftimit bëhet e ditur se pjesë e këtij sigurimi shëndetësor janë 200 punëtor.

Poashtu bëhet e ditur se afati i fundit për dorëzimin e tenderëve është më 5 korrik të këij viti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat