Lavdi e përjetshme gjithë heronjve, dëshmorëve dhe të rënëve për liri

Kosova

Lavdi e përjetshme gjithë heronjve, dëshmorëve dhe të rënëve për liri

Nga: Z.B Më: 18 qershor 2019 Në ora: 15:14
Foto

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se në ditën e çlirimit të Klinës, së bashku me bashkëluftëtarë dhe me aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të Qëndres se Klinës, kanë bërë homazhe respekti e nderimi pranë Shtatores së Heroit Mujë Krasniqi - Komandantit të Brigades Çlirimtare të UÇK-se 113, përcjell “Bota sot”.

Selimi këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, i cili ka shkruar se kanë bërë nderime edhe pranë pllakës përkujtimore të qytetarëve të rënë të Klinës, pranë lapidarit të Heroit Abedin Rexha, pranë bustit të heroit Arben Haliti, pranë bustit të heroit Faruk Elezi, pranë shtatorës së heroit Ndue Përlleshi, pranë bustit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, pranë pllakës përkujtimore për të rënët dhe të pagjeturit e Familjes Dushi.

Postimi i plotë:

Në Ditën e çlirimit të Klinës, me bashkëluftëtarë dhe me aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të Qëndres se Klinës, sot bëmë homazhe respekti e nderimi pranë Shtatorës së Heroit Mujë Krasniqi - Komandantit të Brigades Çlirimtare të UÇK-se 113, pranë pllakës përkujtimore të qytetarëve të rënë të Klinës, pranë lapidarit të Heroit Abedin Rexha, pranë bustit të heroit Arben Haliti, pranë bustit të heroit Faruk Elezi, pranë shtatorës së heroit Ndue Përlleshi, pranë bustit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, pranë pllakës përkujtimore për të rënët dhe të pagjeturit e Familjes Dushi si dhe pranë bustit të ish Kryetarit Komunës së Klinës Ismet Raci.
Lavdi e përjetshme gjithë heronjve, dëshmorëve dhe të rënëve për liri!
Qytetarëve të Klinës Urime 18 Qërshorin - 20 Vjetorin e Çlirimit të qytetit!

Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat