Autoriteti i Aviacionit Civil ka mbajtur ushtrimin gjithëpërfshirës për menaxhimin e emergjencave

Kosova

Autoriteti i Aviacionit Civil ka mbajtur ushtrimin gjithëpërfshirës për menaxhimin e emergjencave

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 10:17
Foto nga ngjarja

Autoriteti i Aviacionit Civil dje në ANP “Adem Jashari”, ka mbajtur ushtrimin gjithëpërfshirës për menaxhimin e emergjencave.

Sipas njoftimit për media ky ushtrim mbahet çdo dy (2) vjet dhe është i bazuar në kërkesat rregullatore të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës në përputhje me standardet me të larta të Agjencisë Europiane për Siguri të Aviacionit (EASA) si dhe Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO)

“Në këtë ushtrim marrin pjesë njësitë zjarre fikse dhe të kërkim shpëtimit si dhe njësitë tjera me përgjegjësi të aeroportit si dhe të gjitha autoritetet shtetërore përgjegjëse për sigurinë e aviacionit civil të Republikën e Kosovës duke përfshirë këtu edhe FSK-në, Policinë dhe institucionet shëndetësore”, thekson njoftimi.

Ndër të tjera në njoftim thuhet se ushtrimi tregon gatishmërinë e agjencive përkatëse brenda dhe jashtë aeroportit për të reaguar dhe ofruar ndihmë të menjëhershme për udhëtarët në rast të ndonjë aksidenti.

Ky ushtrim është monitoruar dhe vlerësuar nga inspektoret e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat