Supreme konstaton shkelje në favor të të pandehurit S.M.

Kosova

Supreme konstaton shkelje në favor të të pandehurit S.M.

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen penale kundër të pandehurve S.M., ish kryetar i Gjykatës së Apelit, nga Peja, V.G., nga Peja, M.S., dhe A.S. të dy nga Klina, për shkak të veprave penale ushtrim i ndikimit, shtytje në ushtrimin e ndikimit dhe dhënia e ryshfetit në tentativë, ka aprovuar pjesërisht kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të Prokurorit të Shtetit.

Kolegji i Gjykatës Supreme ka konstatuar se aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe ai i Gjykatës së Apelit janë marrë me shkelje të ligjit penal, në pjesën që i përket të pandehurit S.M., për veprën penale ushtrim i ndikimit dhe të pandehurës V.G., për veprën penale shtytje në ushtrimin e ndikimit.

Sipas një komunikate të Supremes, kolegji i Gjykatës Supreme ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të Prokurorit të Shtetit, e ushtruar kundër këtyre aktgjykimeve, në pjesën që ka të bëjë me të pandehurit V.G., M.S., dhe A.S., për veprën penale dhënia e ryshfetit.

Kolegji i Gjykatës Supreme, ka konstatuar se në faktet e vërtetuara në mënyrë të drejtë, gabimisht është aplikuar ligji penal në dobi  të pandehurve S.M., dhe V.G., sepse janë nxjerr përfundimet e gabuara për ekzistimin e veprave penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat