Dy persona janë arrestuar në Gjilan, pasi që kishin ushtruar veprimtari ilegale të skemave piramidale dhe bixhozit.
Lidhur me rastin janë konfiskuar dëshmi të ndryshme materiale, me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
Kurse, në Drenas, gjatë zbatimit të urdhërit të gjykatës janë konfiskuar katër aparate në lokalin pronë e të dyshuarit mashkull, ku dyshohet se ka ushtruar veprimtari të pa ligjshme të veprës së lartëcekur. Nuk raportohet për të arrestuar.