Majlinda Kelmendi, mbretëresha dhe heroina e Kosovës

Kosova

Majlinda Kelmendi, mbretëresha dhe heroina e Kosovës

Nga: Z.B Më: 24 qershor 2019 Në ora: 17:57
Pamje nga takimi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi, ka takuar sot Majlinda Kelmendit, Nora Gjakova dhe Lorina Kukat të cilat tri herë e ngritën flamurin e Republikës së Kosovës në vendin që nuk e ka njohur pavarësin e Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Gashi këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se Majlinda Kelmendi është mbretëresha dhe heroina e Kosovës të dëshmuar në Lojërat Olimpike, ai ka cekur se, Majlinda Kelmendi, për herë të parë e bëri Kosovën me medalje të artë.

“Si ministër i Sportit, zotohem se këta sportistë elitarë të prirë nga Majlinda e të udhëhequr nga Toni, jo vetëm se do të përkrahen ashtu sikur deri më tani, por kjo mbështetje do të jetë edhe më e fuqishme, krahas punës dhe suksesit deri te pika kulmimante e tyre. Faleminderit shumë Majlinda, të lumtë Driton Kuka!”, ka shkruar ai

Postimi i plotë:

Plot tri medalje në Lojërat Olimpike Minsk 2019. Majlinda Kelmendi?Nora Gjakova?Loriana Kuka?Plot tri herë ngritet flamuri??në Bjellorusi, në vendin që nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.

Një përgatitje e jashtëzakonshme e xhudistëve tanë nga Driton Kuka, një trajner i kalibrit botëror të cilin dëshirojnë ta kenë edhe shtetet më të fuqishme të Botës. Një njeri i palodhur i cili ka karakteristika të veçanta dhe i cili din të përgatisë sportistë për medalje e për kampionë???

Majlinda Kelmendi, mbretëresha dhe heroina e Kosovës??e dëshmuar edhe në Lojërat Olimplike ku për herë të parë e bëri Kosovën me medalje të artë, njejtë edhe në këtë Kampionat Evropian e fitoi Medaljen e artë?Nora e Akil Gjakova, Distria, Erza, Loriana, Shpati e xhudistë tjerë, padyshim janë shpresë për vendin tonë??

Si ministër i Sportit, zotohem se këta sportistë elitarë të prirë nga Majlinda e të udhëhequr nga Toni, jo vetem se do të përkrahen ashtu sikur deri më tani, por kjo mbështetje do të jetë edhe më e fuqishme, krahas punës dhe suksesit deri te pika kulmimante e tyre. Faleminderit shumë Majlinda, të lumtë Driton Kuka! KG
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat