Bytyqi: Duam të ndërtojmë një sistem arsimor cilësor

Kosova

Bytyqi: Duam të ndërtojmë një sistem arsimor cilësor

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 14:54
Pamje nga takimi

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett dhe drejtoreshën e misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, me të cilët është biseduar për sistemin arsimor në vend.

“Është fokusi ynë i përbashkët për të ndërtuar një sistem arsimor me cilësi, e të vyer për vendin, shoqërinë dhe ekonominë. Në takimin e sotëm u pa si nevojë që në themelet e procesit të ketë transparencë, profesionalizëm dhe ruajtje te sistemit që të mos bie në margjina politike”, shkroi Bytyqi.

Ai shtoi se vëmendja e pareshtur amerikane në përkushtimin dhe gatishmërinë në krah të arsimit tonë dhe ndërtimit të një sistemi funksional e profesional na bënë të shtojmë besimin se mund t’ia dalim.

“Siç e shprehi edhe Ambasadori Kosnett, sistemi i arsimit i bazuar në merita dhe transparencë është i domosdoshëm për t’ua mundësuar të gjithë qytetarëve të Kosovës të kontribuojnë në prosperitetin e saj”, vijoi Bytyqi.

Ministri i Arsimit u shpreh se dikasteri që drejton ka shumë çfarë të konsultojë e mësojë nga tradita amerikae.

“Duke qëndruar në krye të detyrës ne do të ia dalim ta bëjmë arsimin tonë një bazë suksesi për shoqërinë dhe ekonominë tonë”, përfundoi Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat