Vazhdon i nxehti ‘afrikan’, ja sa shkojnë temperaturat nesër e pasnesër

Kosova

Vazhdon i nxehti ‘afrikan’, ja sa shkojnë temperaturat nesër e pasnesër

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

Moti me diell dhe me temperatura të larta po vazhdon në Kosovë.

   Sot temperatura më e lartë e ditës ka arritur në 34 gradë celsius, ndërsa nesër pritet të vazhdojë moti me diell.

Temperatura maksimale e ditës nesër pritet të jetë 31 gradë celsius dhe nuk parashihet të ketë vranësira.

Pasnesër, temperaturat në Kosovë përsëri do të rriten për 1 gradë, ndërsa të shtunën, ato përsëri do të ngriten në 35 gratë celsius.

Zjarrfikësit kanë bërë apel tek qytetarët që të kenë kujdes me hedhjen e gjërave që mund të shkaktojnë zjarr.

Gjithashtu Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka apeluar tek njerëzit e sidomos të moshuarit të ekspozohen sa më pak në diell. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat