Jashari: Ajo që u mboll vjet, po korret sivjet

Kosova

Jashari: Ajo që u mboll vjet, po korret sivjet

Nga: Z.B Më: 9 korrik 2019 Në ora: 10:09
Pamje nga vendi ngjarjes

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se, investimi i Komunës në ndërtimin e trotuarit përgjatë segmentit rrugor që lidh Burojën dhe Turiqecin, i cili u bë për të ofruar siguri të më madhe për qytetarët sidomos për nxënësit që udhëtojnë shtëpi – shkollë dhe anasjelltas, përcjell “Bota sot”.

Jashari këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se Punimet në realizimin e këtij projekti që do t’i jep zgjidhje mungesës së infrastrukturës së munguar prej shumë kohësh në këto fshatra të komunës së Skenderajit, ngase, siç ka thënë ai, këto punime kanë hyrë në javën e dytë, dhe gjithçka po ecën sipas planifikimeve të bëra.

Postimi i plotë:

Ajo që u mboll vjet, po korret sivjet

Ka qenë kërkesë e arsyeshme e banorëve të fshatrave të bashkësisë lokale të Turiqecit, investimi i Komunës në ndërtimin e trotuarit përgjatë segmentit rrugor që lidh Burojën dhe Turiqecin, për të ofruar siguri të më madhe për qytetarët sidomos për nxënësit që udhëtojnë shtëpi – shkollë dhe anasjelltas.

Punimet në realizimin e këtij projekti që do t’i jep zgjidhje mungesës së infrastrukturës së munguar prej shumë kohësh në këto fshatra të komunës sonë, kanë hyrë në javën e dytë, dhe gjithçka po ecën sipas planifikimeve të bëra.

Meremetimi i objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare, ndërtimi i sistemit të ujësjellësit, trotuari dhe së fundmi ndërtimi i sallës së sportit, janë disa nga investimet publike në këtë bashkësi lokale.
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat