Xhafer Tahiri tërhiqet nga gara për kryetar të LDK-së - Bota Sot
Xhafer Tahiri tërhiqet nga gara për kryetar të LDK-së

Kosova

Xhafer Tahiri tërhiqet nga gara për kryetar të LDK-së

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 20:48
Xhafer Tahiri

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, sot ka pritur në takim përfaqësuesit e partisë së tij dega në Vushtrri, për të diskutuar lidhur me procesin në zgjedhjet e brendshme në këtë parti.

Media nga burime brenda këtij takimi merr vesh se kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhefer Tahiri, i cili njëherit është edhe anëtar i LDK-së, dega në këtë komunë, ka prezantuar tërheqjen nga gara për të udhëhequr këtë parti.

“Në orët e pasditës së sotme kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri, së bashku me anëtarët tjerë të LDK-së janë takuar me kryetarin Isa Mustafa, për të diskutuar lidhur me zgjedhjet brenda partisë, me ç’rast Tahiri edhe është tërhequr nga gara për kryetar të LDK-së, duke lën në garë një kandidat të vetëm, kryetarin aktual Hysni Gergurin”, potencojnë burimet e njëjta.

LDK, aktualisht është në fazën përmbyllëse të procesit zgjedhor, në të cilin herë pas here pati edhe përplasje mes anëtarëve të partisë. Në disa degë dhe nëndegë, kandidatët janë sulmuar mes vete edhe me karrige.

Image

Për këto zhvillime, pati reaguar ashpër lideri Mustafa, i cili ka thënë se do të anulohen zgjedhjet në ato degë apo nëndegë ku ka pasur konflikte mes anëtarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...