Kryetari i Suharekës, Bali Muahrremaj, ka dalë në teren për verifikimin e punimeve në rrugë
Sipas tij, Rruga “Qeshmja e Cufës” në Samadrexhë nuk është rregulluar sipas paramasës, andaj kjo punë kështu nuk pranohet, shkruan Muharremaj në Facebook.
Statusi i plotë:
Rruga “Qeshmja e Cufës” në Samadrexhë nuk është rregulluar sipas paramasës.
Sot kam dal në teren dhe kemi bërë matjet, ku trashësia e asfaltit ndryshon.
Kjo punë nuk pranohet.
Verifikimi i punëve në teren do të vazhdoj dhe nuk do të ketë tolerime.
Bali Muharremaj