Në fundjavë mot i ndryshueshëm, priten edhe reshje shiu

Kosova

Në fundjavë mot i ndryshueshëm, priten edhe reshje shiu

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 06:30
Ilustrim

12.07.2019 - Fusha të presionit të ulët nga Atlantiku do të shtrihen mbi Itali dhe rajonin tonë ditëve në vijim, derisa ditën e diel nga Europa qëndrore do të depërtojnë masa më të ftohta ajrore. Nën këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm, me zhvillime të shtrëngatave me shi nga pasdita e së shtunës dhe përgjatë orëve të mëngjesit të ditë së diel. Nga dita e diel sërish pritet të mbajë mot më i freskët.
Në fillim të javës mundësi për reshje lokale shiu, derisa temperaturat mbeten pak nën vlerat mesatare për këtë periudhë kohore.

13.07 - Kryesisht me diell, më pas gjatë ditës vransirat shtohen. Pasdite vonë shtrëngata me shi, që mund të zhvillohen edhe orëve të mbrëmjes.
14.07 - Më freskët, me vransira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe priten reshje lokale shiu.
15.07 - Kryesisht me vransira. Mundësi për reshje lokale shiu, vende-vende edhe bubullimë.
16.07-17.07 - Të martën pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu. Ditën e mërkurë pjesërisht vranët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga 10C deri në 13C, e maksimalet do të zbresin nga 25C deri 20C, ditën e diel.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 4-7m/s.
Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat