Të premtën protestë në Fushë – Kosovë për rastin e 11 vjeçarit që u vra dhe përdhunua

Kosova

Të premtën protestë në Fushë – Kosovë për rastin e 11 vjeçarit që u vra dhe përdhunua

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 23:48
Ilustrim

Të premtën në orën 14:00 tek Lagjia Meshari e deri tek stacioni policor në Fushë Kosovë do të bëhet një marsh më moton :Polici, gjyqësi edhe sa doni n’vorr me i shti?

Një nismë dhe thirrje kjo e bërë përmes rrjetit social Facebook, kjo duke marrë shkak nga vrasja e 11 vjeçarit.

“Vrasja e fundit e 11 vjeçarit, të përdhunuar disa herë dhe i vrarë nga një kriminel i dyshuar 20 vjeçar është një nga rastet e tmerrshme që shpërfaqin shpërfilljen që institucionet e drejtësisë e kanë ndaj krimit e që po i bënë bashkëpunëtorë ata. Ky rast, i raportuar në janar e që përfundoi në vrasje pas neglizhimit të vazhdueshëm institucional po po e bënë çdo herë e më të pasigurtë shoqërinë në të cilën jetojmë.

Rastet e këtilla të injorimit, diskriminimit dhe racizmit institucional nuk duhet lejuar të bëhen norma! Policia dhe prokuroria duhet të japin llogari për këtë krim! Andaj, ju ftojmë që të premtën duke filluar nga ora 14:00 të ngrihemi të gjithë në protestë para policisë në Fushë Kosovë dhe të mos lejojmë që përdhunimet e vrasjet të fshihen brenda mureve të këtyre institucioneve që më së paku po na mbrojnë”, shkruhet në thirrje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat