Traditat, shqiptarët kanë t'i ruajnë pavarësisht shumë sfidave.
Në Bjeshkën e Strellcit, ishte "Dita e Qethave", ditë kjo e cila u festua me këngë e valle dhe ushqim tradicional.
Këtë e bëri të ditur vet kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në Facebook.
“Shqiptarët me shumë mundime i kanë ruajtur gjithmonë traditat, e po i ruajmë edhe në ditët e sotme.
Në bjeshkën e Strellcit, sot ishte "Dita e Qethave", rit tashmë tradicional, i cili ruhet e kultivohet në viset tona ndër shekuj, ditë kjo që u festua me këngë, valle e ushqim tradicional”, ka shkruar Ramosaj.