Deçan: Arbnor Loshaj akuzohet për disa vepra penale, gjykata merr vendim për paraburgim - Bota Sot
Deçan: Arbnor Loshaj akuzohet për disa vepra penale, gjykata merr vendim për paraburgim

Kosova

Deçan: Arbnor Loshaj akuzohet për disa vepra penale, gjykata merr vendim për paraburgim

Nga: Adem Lushaj Më: 22 korrik 2019 Në ora: 09:37
Gjykata e Deçanit

Në seancën gjyqësore të mbajtur në Gjykatën e Deçanit, nga gjyqtari Nexhat Musaj, është aprovuar kërkesa e Prokurorisë së shtetit, që të akuzuarit Arbnor Loshaj, ti caktohet masa e paraburgimit prej një muaj, kohë e cila i llogaritet edhe të qëndruarit në ndalin nga policia. “Arbnor Loshaj, në bashkëkryerje me Fatlind Ukëhaxhaj, Isuf Alqi dh Isa Berisha, ka kryer disa vepra penale të vjedhjes. Po ashtu, janë edhe disa lëndë tjera në prokurori që po hetohen, e për disa veç është ngritur aktakuzë. Ndaj, kërkojmë nga Gjykata që ti caktohet masa e paraburgimit prej një muaj ndaj të pandehurit Arbnor Loshaj, ngase ekziston dyshimi i bazuar për veprat e kryera dhe mundësia për arratisje apo ndikim në zhdukje të provave”. Kështu thuhet në kërkesën e Prokurorisë së Pejës, të përfaqësuar nga prokurorja Suada Hamzaj, kërkesë drejtuar Gjykatës Themelore të Pejës, dega në Deçan, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit Arbnor Loshaj, i cili shoqërohej nga avokati Fatmir Kurmehaj, i caktuar sipas detyrës zyrtare. Në kërkesën e Prokurorisë së shtetit për paraburgim, Loshaj akuzohet si kryes i shumë veprave penale, njëkohësisht edhe si përsëritës të veprave, ngase edhe më parë kishte qenë i dënuar sipas neneve 325 dhe 327, të KPRK-së.

Ndërkaq, avokati mbrojtës Fatmir Kurmehaj, duke mos u pajtua me kërkesën e prokurores Hamzaj, ka kërkuar nga gjyqtari Musaj, që masa e dënimit të jetë arrest shtëpiak apo lajmërim në polici, ngase i pandehuri është paraqitur vet në polici dhe ka premtuar bashkëpunim me organet e hetuesisë. Me kërkesën e avokatit Kurmehaj, është pajtuar edhe i pandehuri Loshaj.

Por, gjyqtari i rastit Nexhat Musaj, pas analizimit të kërkesës së prokurorisë dhe provave të prezantuara, ka vendosur që të pandehurit Arbnor Loshaj, të caktohet masa e paraburgimit prej një (1) muaj, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes, sipas nenit 325, sikurse edhe për dyshimet për kryerje të veprave tjera penale, apo të atyre që janë në procedurë nga prokuroria e shtetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...