Sot hapet panairi tradicional "E dua Kamenicën 2019"

Kosova

Sot hapet panairi tradicional "E dua Kamenicën 2019"

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 07:29
Ilustrim

Sot prej orës 11:00 në sheshin “Metush Krasniqi” hapet panairi tradicional "E dua Kamenicën 2019".

Në këtë panairi tradicional të produkteve vendore do të ekspozojnë mbi 40 biznese vendore të Kamenicës.

Ato do të prezantohen me produkte të llojllojshme si dhe veprimtari të ndryshme, siç janë prodhues të mjaltit, prodhues të ujit, prodhues të pemëve dhe perimeve, prodhues te produkteve te qumështit, artizanale, dhe shumë biznese të tjera.

Panairi do të qëndrojë i hapur për vizitorë deri nesër në ora 22:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat